UBT News

Liga e Kampionëve vjen me dy duele interesante në program

Sot (e martë) në orar për t’u zhvilluar janë dy përballje të zjarrta në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën çerekfinale, fituesi në fuqi, Manchester City zbarkon drejt kryeqytetit spanjoll, ku do të përballet me skuadrën më të trofeshme të kompeticionit, Real Madridin, në “Santiago Bernabeu”. Të dy skuadrat gjenden në një formë mjaft të mirë dhe pritet një ndeshje e zjarrtë.

Në anën tjetër, Arsenali i Mikel Artetas e pret në “Emirates Stadium” skuadrën e Bayern Munich e cila nuk po kalon nëpër një formë të mire dhe kështu londinezët synojnë kalimin në raundin tjetër.

Të dy përballjet pritet të zhvillohen me fillim nga ora 21:00. Teksa ndeshjet kthyese luhen të mërkuren e javës së ardhshme, 17 prill./UBTNews/

Exit mobile version