UBT News

Liga e Kampionëve vjen me dy duele interesante në orar

Sot (e martë) në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje kthyese në kuadër të fazës 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjeve të para të kësaj faze, tani koha është për ndeshjet kthyese, nga të cilat do të mësohen dy çerekfinalistët e radhës.

Në ndeshjen e parë, Barcelona do të udhëtojë te Napoli, ku do të kërkojë kalimin tutje në “Estadi Olimpic Lluis Companys” pas barazimit 1-1, në “Camp Nou”.

Në sfidën tjetër, Arsenali e pret Porton në “Emirates”, me qëllim rikthimin pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00./UBTNews/

Exit mobile version