UBT News

Liga e Kampionëve startoi fuqishëm

Mbrëmë Liga e Kampionëve startoi me magjinë e saj, duke ju dhënë emocione shumë futbolldashësve anembanë globit.

Ndeshje interesante u zhvilluan në katër grupet, ku vëmendja ishte në takimin Paris Saint-Germain – Manchester United dhe Lazio – Dortmund. Parisi nuk arriti që të nxjerrë të paktën një pikë ndaj djajve të kuq, pasi që yjet e skuadrës, Neymar dhe Mbappe nuk ishin në të mirën e tyre. Dy gola i mjaftuan Manchesterit që të rrëmbejë 3 pikët e para, me golat e Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford.

E nga ana tjetër, Lazio ka suprizuar Dortmundin, duke e mposhtur në Stadio Olimpico të Romës, me rezultat 3-1. As Haaland, e as Sancho, nuk arritën që t’i bëjnë ballë skuadrës së hekurt të Lazios, e cila shënojë 3 herë në portën e Marëin Hitz. Në këtë takim, ka debutuar edhe sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili në dispozicion kishte më shumë se 23 minuta.

Dinamo e Kievit nuk mundi që t’i bëj ballë Juventusit, i cili ishte në të mirën e tij, ani pse nuk kishte me vete, Cristiano Ronaldon, i cili është në izolim. I rikthyeri te skuadra bardh e zi, Alvaro Morata, ka shënuar dy gola, për t’i dhënë fitoren e parë në këtë edicion skuadrës që drejtohet nga legjenda italiane, Andrea Pirlo.

Barcelona që drejtohet nga Ronald Koeman, ka shënuar fitore bindëse ndaj skuadrës së Ferencvaros, e cila po merr pjesë për herë të parë në Uefa Champions League. 5 gola i shënuan në portën mysafire skuadra katalunase, ndërkaq golin e nderit për mysafirët e shënoi Kharatin. Messi, Ansu Fati, Coutinho, Pedri, Dembele, ishin lojtarët që shënuan për skuadrën spanjolle.

Lepzig ka mposhtur 2 me 0 Istanbul Basaksehir, me dopietën e Angelinos, kurse Zenit St. Petersburg nuk arriti që të fitojë si nikoqir i Club Brugge, duke humbur me rezultat të ngushtë 1-2.

Në grupin E, gjërat shkuan të qeta, pasi që të dy ndeshjet ndanë nga një pikë secila për skuadër. Chelsea luajti pa gola me Sevillan, në një takim interesant, mirëpo pa konkretizim, që nuk dhuroi gola, kurse Rennes barazoi me FC Krasnodar 1-1./UBTNews

Exit mobile version