UBT News

Liga e Kampionëve sonte na sjellë duelin e më të mirëve të botës, Ronaldo VS Messi

Sonte rikthehet Liga e Kampionëve, me takimin më interesant dhe me vëmendjen më të madhe që ka pasur në këtë sezon, Barcelona-Juventus, gjersa takim interesant pritet të jetë edhe ai në mes RB Leipzig-Manchester United.

Nuk ka dyshim se përballja Barcelona-Juventus do të marrë shikueshmërinë e të gjitha ndeshjeve të tjera, pasi që dy lojtarët më të mirë të botës, Ronaldo dhe Messi do të përballen pas dy vitesh, në kompeticionin ku të dy shkëlqyen për shumë vite.

Që të dy skuadrat kanë siguruar kualifikimin tutje drejt fazës së 16 më të mirëve të këtij kompeticioni, mirëpo përballja mes më të mirëve të këtij sporti është pritur shumë nga të gjithë tifozët e Barcelonës, Juventusit, mirëpo edhe ata të Real Madridit, që po ndjejnë nostalgji për Cristiano Ronaldon.

Në anën tjetër takim tjetër me vlerë dhe dinamikë do të jetë ai në mes të Leipzigut dhe Manchester Unitedit, ku në rast fitoreje të Parisit, këto dy skuadra do të vendosin se kush do të marrë mes tyre biletën për të shkuar tutje në fazën e eliminimit direkt./UBTNews

Exit mobile version