UBT News

Sonte përballja Atletico Madrid-Bayern Munich, në Ligën e Kampionëve

Sonte rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve, me gjiron e pestë, e me takime mjaftë interesante, që pritet të sjellin çaste vendimtare për skuadrat, nëse do të kalojnë në raundin eliminator apo jo.

Një nga ndeshjet më interesante pritet të jetë, takimi mes Atleticos së Madridit dhe Bayernit të Mynihut. Atletico medoemos e kërkon fitoren në këtë takim, pasi që ndiqet ngusht nga Lokomotiva e Moskës që gjendet në vendin e tretë me dy pikë më pak se skuadra madrilene.

Në këtë takim mysafirët vijnë pa Neuer, Lewandowski e Goretzkan, që Hansi Flick i ka lënë që të pushojnë, si dhe nuk duhet harruar se ka mungesa të tjera te Bayerni, duke përfshirë këtu: Davies, Kimmich, Roca, Tillman, e Tolisso.

Nga tabori tjetër, Atletico Madrid vjen pa Costa, Kondogbia, Sanchez, Suarez, Torreira e Vrsaljko, që do të jetë e vështirë për skuadrën e Simeones.

Takimi fillon në ora 21:00, në stadiumin Wanda Metropolitano./UBTNews

Exit mobile version