Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ku u ballafaquan Atalanta me Real Madridin, si dhe Borussia Munchengladbahu me Manchester Cityn.
Real Madridi e ka siguruar një fitore shumë të vështirë në ballafaqim me skuadrën simpatike të Serie-A, Atalantas edhe pse skuadra e Zinedine Zidane e pati komoditetin e të luajturit më një lojtarë më shumë në fushë që nga minuta e 17’ e ndeshjes kur nga loja u përjashtua me karton të kuq R, Freuler.
Fitoren Real Madridi ia siguroi Ferland Mendy, i cili shënoi në minutën e 87’ pasi pranoi një top nga mesfushori kroat Luka Modriç.
Në ndeshjen tjetër të së mërkurës, Manchester City ka marr një fitore te vlefshme kundër Gladbahut me rezultat 2-0 si mysafir duke shkuar kështu në ndeshjen kthyese me një komoditet mjaftë të madh.
Bernardo Silva realizoi golin e parë në minutën e 29’, ndërsa Gabriel Jesus e thelloi epërsinë në 2-0 me golin e tij të realizuar në minutën e 65’.