UBT News

Liga e Kampionëve, PSG-City dhe Milan-Atletico Madridi janë dy sfidat kryesore

Liga e Kampionëve, PSG-City dhe Milan-Atletico Madridi janë dy sfidat kryesore. Sot zhvillohen ndeshjet e rrethit të dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në program për ditën e sotme janë tetë ndeshje nga grupet A, B, C, D. Nga ora 18:45 zhvillohen dy ndeshjet e para ku ballafaqohen Ajaxi dhe Besiktasin si dhe Interi me Shakhtar Donteskin.

Nga ora 21:00 në stadiumin “San Siro” do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Milanit dhe Atletico Madridit, ndërsa në “Parkun e Princave” do të zhvillohet ndeshja e madhe ndërmjet PSG-së dhe Manchester Cityt, e vlefshme për Grupin A të Ligës së Kampionëve.

Këto janë të gjitha ndeshjet:

Ajax-Beskitas

Shakhtar-Inter

Milan-Atletico Madrid

Dortmund-Sporting

Porto-Liverpool

PSG-Manchester City

Leipzig-Club Brugge

Real Madrid-Sherif Tiraspol

Exit mobile version