Ndeshjet e Ligës së Kampionëve shkojnë e bëhen gjithnjë e më interesante, sa ofrohet fundin i garës dhe mbesin vetëm ekipet e përzgjedhura.
Ndaj, edhe shtohet bukuria dhe paqartësia në këto ndeshje.
E tillë ishte nata e mbrëmshme, tashmë në fazën e eliminimit direkt.
U luajtën katër ndeshje.
Turqit e Gallatasarajit u treguan shumë të fortë në stadiumin e tyre kundër anglezëve të Liverpulit. Rezultati ishte vetëm 1:0, por dominimi i ekipit nga Stambolli ishte i qartë. Me tifozerinë fenomenale që ka ekipi, me atmosferën drithëruese, ishte një ndeshje për t’u shijuar.
Bajerni i Munihut e tregoi forcën e plotë kundër Atalantës në Bergamo. E mundi 6:1, për një kualifikim pothuaj të sigurt. Ndeshja e kthimit mbetet vetëm formalitet.
Fitore të lartë shënoi edhe Atletiko Madrid. E mundi Totenhemin me rezultat 5:2. Një fitore për siguri të plotë për kalim në fazën tjetër.
Emocione dhe futboll të bukur ofroi takimi midis Njukatsëll Junajtid dhe Barcelonës. Kur gjithçka dukej e përfunduar dhe anglezët po llogarisnin në fitore në takimin e parë, një penallti e kohës shtesë i dha tjetër kthesë lojës. Rezultati 1:1 i takimit të parë favorizon Barcelonën.
