UBT News

Liga e Kampionëve, ndeshja kryesore ajo mes Chelseat e Juventusit

Gara më prestigjioze evropiane e njohur ndryshe me emrin si Liga e Kampionëve, pas dy javëve futboll në nivel kombëtaresh, rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante.

Ndeshjet e programit të sotëm janë të vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve të sezonit të ri 2021/22 të kësaj gare.

Fillimisht, programin e ndeshjeve të sotme e hap takimi mes Dynamo Kyiv dhe Bayern Munichut i cili fillon nga ora 18:45, njëjtë sikurse përballja mes Villarreal dhe Manchester United.

Ndërsa, fokusi sot do të jetë te përballja e Grupit H, ku me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Stamford Bridge” kampioni aktual i kësaj gare Chelsea pret në shtëpi gjigandin italian Juventus, ku ky i fundit ka siguruar kualifikimin për në fazën e eliminatoreve.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

Grupi E

18:45 Dynamo Kyiv – Bayern Munich (Stadiumi NSC Olimpiyskiy)

21:00 Barcelona – Benfica (Stadiumi Camp Nou)

Grupi F

18:45 Villarreal – Manchester United (Stadiumi La Ceramica)

21:00 Young Boys – Atalanta (Stadiumi Wankdorf)

Grupi G

21:00 Lille – RB Salzburg (Stadiumi Pierre-Mauroy)

21:00 Sevilla – Wolfsburg (Stadiumi Ramón Sánchez Pizjuán)

Grupi H

21:00 Chelsea – Juventus (Stadiumi Stamford Bridge)

21:00 Malmo FF – Zenit St. Petersburg (Stadiumi Eleda)

Exit mobile version