UBT News

Liga e Kampionëve, Barcelona u mposht, Liverpooli shënoi fitore

Paris Saint-Germain's French forward Kylian Mbappe reacts during the French L1 football match between Paris Saint-Germain (PSG) and Lille at the Parc des Princes stadium in Paris on November 22, 2019. (Photo by FRANCK FIFE / AFP)

Janë zhvilluar të martën dy ndeshjet e para të fazës 1/16 të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Në “Camp Nou” u zhvillua ndeshja kryesore ndërmjet Barcelonës dhe Paris Saint–Germain, ku skuadra e Maurizio Pochetinos ka korrur një fitore të madhe duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 4-1, me tre golat fantastik të francezit Kylian Mbappe, si dhe një tjetër të realizuar nga Moise Kean.

Të katër golat e PSG-së erdhën si reagim pas golit të epërsisë së Barcelonës të realizuar nga Lionel Messi nga penalltia në minutën e 27’ të ndeshjes. Ky rezultat ia bënë shumë të vështirë Barcelonës për t’u kualifikuar për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen tjetër, Liverpooli ka fituar si mysafir i skuadrës gjermane RB Leipzig me rezultat 2-0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por skuadra e Jurgen Klopp e nisi furishëm pjesën e dytë dhe realizoi dy gola brenda pesë minutave nga Mohaed Salah në minutën e 53’ dhe Sadio Mane në minutën e 58’.

Exit mobile version