UBT News

Liga e Kampionëve, ja ekipi me lojtarët më të mirë të xhiros së tretë

Ndeshjet e xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve kanë përfunduar, ku kemi pasur rastin të shohim disa rezultatet tejet interesante.

Ndër përballjet më të mira ishte ajo mes Atletico Madridit e Liverpoolit, ndeshje kjo në të cilën triumfuan “Të Kuqtë” me rezultat 3:2, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, drama kishte edhe në ndeshjen mes Manchester United dhe Atalanta, ku triumfues ishte gjigandi anglez, ndeshje kjo në të cilën shkëlqeu ylli Cristiano Ronaldo.

Paraqitje të mirë gjatë kësaj xhiroje kishte edhe ylli i Liverpoolit Mohamed Salah, i cili kontribuoi në fitoren e skuadrës së tij me dy gola.

Tanimë UEFA ka publikuar formacionin me lojtarët më të mirë të xhiros së tretë të fazës kualifikueses të Ligës së Kampionëve, dhe atë e gjeni më poshtë.

Portier: Alisson Becker – Liverpool

Mbrojtës: Blind – Ajax

Mbrojtës: Pique – Barcelona

Mbrojtës: Christensen – Chelsea

Mbrojtës: De Sciglio – Juventus

Mesfushor: Vidal – Inter

Mesfushor: Verratti – Paris Saint-Germain

Sulmues: Vinicius Jr. – Real Madrid

Sulmues: Ronaldo – Manchester United

Sulmues: Haller – Ajax

Sulmues: Salah – Liverpool

Exit mobile version