Përballje interesante do të jetë ajo mes Paris Saint-Germain e Metz, dhe kampionit aktual Lille e Reims.
PSG do të jetë sot pa yllin Lionel Messi, për të cilin raportohet se ka pësuar një lëndim në gjurin e majtë, dhe ende nuk dihet kohëzgjatja e rikuperimit të tij.
Në anën tjetër, kampioni i Ligës 1 Lille këtë sezon nuk është duke e gjetur formën më të mirë, ku pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara ka regjistruar një fitore, dy barazime dhe tri humbje, kështu duke u pozicionuar në pozitën 15 me vetëm pesë pikë.
Pas gjashtë ndeshjeve, PSG e kryeson tabelën me pikët maksimale të arkëtuara, gjithsej 18 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë Marseille, që ka 13 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në fund të tabelës gjenden St. Etienne dhe Metz, që së bashku kanë të arkëtuara nga tre pikë.
Programi i plotë:
19:00 Lille – Reims (Stadiumi Pierre-Mauroy)
19:00 Monaco – St. Etienne (Stadiumi Louis II)
19:00 Montpellier – Bordeaux (Stadiumi la Mosson)
19:00 Nantes – Brest (Stadiumi La Beaujoire)
19:00 Rennes – Clermont (Stadiumi Roazhon Park)
21:00 Angers – Marseille (Stadiumi Raymond-Kopa)
21:00 Lens – Strasbourg (Stadiumi Bollaert-Delelis)
21:00 Lorient – Nice (Stadiumi Du Moustoir)
21:00 Lyon – Troyes (Stadiumi Parc Olympique Lyonnais)
21:00 Metz – Paris Saint-Germain (Stadiumi Municipal Saint-Symphorien)