Ajo që filloi me një dhimbje të fortë koke për Liev Schreiber përfundoi me një shtrim urgjent në spital.
Të dielën, më 16 nëntor, aktori kontaktoi mjekun e tij, i cili, shqetësuar nga simptomat, i rekomandoi menjëherë të shkonte në spital.
Sipas TMZ, Schreiber kaloi natën në një spital të Nju Jorkut nën vëzhgim, duke pritur rezultatet e analizave për të sqaruar gjendjen e tij shëndetësore. Burime pranë aktorit konfirmuan se, megjithëse vuante nga dhimbja e kokës, aftësitë e tij njohëse nuk u prekën.
Ai mund të fliste dhe të ecte normalisht por gjendja konsiderohet shqetësuese për shkak të historisë së tij mjekësore.
Më parë, Schreiber ka përjetuar një gjendje të rrallë të quajtur amnezi globale kalimtare, gjatë një paraqitjeje në “Late Night with Seth Meyers” dhe gjatë shfaqjes “Doubt: a Parable” në Broadway. Ai rrëfeu:
“Isha në dhomën e zhveshjes e pata dhimbje koke të tmerrshme. Mendova se ishte një dhimbje e zakonshme, por ishte më e fortë se kaq.”
Paniku arriti kur aktori nuk mundi të kujtonte emrin e bashkë-aktores së tij, Amy Ryan: “Shfaqja u fshi nga mendja ime… E di që jam në një shfaqje, por nuk e di se në cilën.”
Pas këtij episodi, Schreiber u diagnostikua me amnezi globale kalimtare, edhe pse vetë ai dyshoi për një goditje të pazbuluar në tru, duke shtuar me humor: “Si një hebre i mirë hipokondriak, jam i bindur se kam pësuar një goditje në tru dhe ata thjesht nuk e kanë zbuluar.”
Amnezia globale kalimtare kalon vetë brenda 24 orëve e mund të shkaktohet nga stresi, migrena e fortë ose ndryshimet e papritura të temperaturës. Dhimbja e kokës që përjetoi aktori ka ngritur shqetësime tek mjeku i tij, duke e bërë situatën emergjente. /A.Z/UBT News/
