UBT News

Lidhej me kalim te Barcelona e PSG, Silva shpjegon arsyen pse qëndroi te City

Bernardo Silva thotë se Manchester City mori vetëm një ofertë zyrtare për të, pasi mesfushori mbeti me kampionin anglez pavarësisht spekulimeve këtë verë që e lidhnin me një largim nga “Etihad”.

Mesfushori ishte i lidhur me Barcelonën dhe Paris Saint-Germain gjatë gjithë verës, por Silva thotë se vetëm një ofertë erdhi në fund të afatit kalimtar.

“City është njëri nga tre klubet më të mira në botë momentalisht kështu që nuk do të isha më mirë diku tjetër. Është një klub që unë dua të jem dhe jam i lumtur. Nuk ishte një vendim i vështirë pasi që nuk kishte oferta”, tha Silva.

“Kishte vetëm një ofertë nga një ekip, jo më shumë se aq, kështu që ishte e lehtë për mua dhe për klubin sepse oferta e vetme që erdhi, erdhi tejet vonë, kështu që do të ishte e vështirë për klubin që të gjej një zëvendësim”, shtoi më tej mesfushori portugez.

Manchester City tani do ta mbajë Bernardo Silvan edhe këtë sezon në skuadër, i cili ka startuar secilën nga tre ndeshjet e fundit të Cityt, duke shënuar një gol dhe duke shtuar një asistim gjatë kësaj periudhe.

Exit mobile version