Lideri i grupit militant në Nigeri, Boko Haram, Abubakar Shekau, ka vrarë veten, kanë thënë rivalët militantë në një audio-incizim.
Në materialin e siguruar nga agjencitë e lajmeve, Shteti Islamik Provinca e Afrikës Veriore (Iswap) ka thënë se Shekau ka vdekur pasi ai ka vendosur lëndë shpërthyese në trupin e tij.
Sipas grupit, ngjarja ka ndodhur pas përleshjes mes militantëve të të dyja formacioneve. Shekau është raportuar i vdekur muajin e kaluar, si dhe i vrarë tash e një kohë.
As Boko Haram, as Qeveria e Nigerisë nuk kanë konfirmuar vdekjen e tij.
Analistët thonë se nëse konfirmohet vdekja e Sheakut, është e paqartë nëse do të shënonte fundin e Boko Haramit.
Disa parashikojnë se vdekja e Shekaut mund të rezultojë me dhënie fund të rivalitetit të dhunshëm mes grupeve Boko Haram dhe Shtetit Islamik Provinca e Afrikës Veriore, mirëpo të tjerë thonë se militantët e Boko Haramit do t’iu qëndrojnë besnikë ideve të tyre.
Burimi: Radio Evropa e Lirë