UBT News

Liderët botërorë urojnë Erdoganin për fitoren në zgjedhje

Presidenti amerikan Biden tha se shpresonte të punonte me Erdoganin për “sfidat e përbashkëta globale”.

“Mezi pres të vazhdoj të punoj së bashku si aleatë të NATO-s për çështjet dypalëshe dhe sfidat e përbashkëta globale”, shkroi Biden, duke mos përmendur tensionet e fundit mes dy palëve.

Presidenti rus Putin, i cili ka bashkëpunuar ngushtë me Erdoganin për çështje kyçe ndërkombëtare pavarësisht disa mosmarrëveshjeve, i tha udhëheqësit të Turqisë se fitorja e tij ishte “rezultat logjik i punës suaj të përkushtuar”.

“Fitorja juaj në këto zgjedhje është rezultati logjik i punës suaj të përkushtuar si kreu i Republikës Turke, një dëshmi e qartë e mbështetjes së popullit turk për përpjekjet tuaja për të forcuar sovranitetin e shtetit dhe për të ndjekur një politikë të jashtme të pavarur”, tha Putin.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit të Bashkimit Evropian tha se blloku dëshiron të forcojë lidhjet me vendin.

“Unë e përgëzoj (Erdoganin) për fitoren e zgjedhjeve. Mezi pres të vazhdoj të ndërtoj marrëdhëniet BE-Turqi”, shkroi ajo.

“Është e një rëndësie strategjike për BE-në dhe Turqinë që të punojnë për avancimin e kësaj marrëdhënieje, për të mirën e popullit tonë”.

Urime ka dërguar edhe Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake të NATO-s, anëtare e së cilës është edhe Turqia.

“Urime President (Erdogan) për rizgjedhjen tuaj. Mezi pres të vazhdojmë punën tonë së bashku dhe të përgatitemi për Samitin e NATO-s në korrik”, shkroi ai në Twitter.

Ndërsa udhëheqësi francez Emmanuel Macron tha se të dy kombet kishin “sfida të mëdha” për të punuar së bashku. Ai tha se këto sfida përfshinin “kthimin e paqes në Evropë”./UBTNews/

Exit mobile version