Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit ka bërë të ditur se është licencuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave, FFK e ka mbyllur procesin e licencimit, ku vendimin e ka nënshkruar sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku.
Duke pasur parasysh se FFK është organizata më e madhe sportive në vend dhe me numrin më të madh të klubeve, ky proces ka marrë kohë të konsiderueshme deri te përmbyllja e licencimit.
Kushtet për licencim u arritën pas angazhimit të madh të FFK-së, klubeve dhe ministrisë.