UBT News

Licencohen edhe Federata e Volejbollit dhe e Atletikës

Në kuadër të licencimeve të federatave vendore sportive, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit përveç FBK-së ka licencuar sot edhe Federatën e Volejbollit dhe atë të Atletikës.

Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani, pritën në takim udhëheqësit e këtyre tri federatave.

Çeku nënshkroi dhe dorëzoi zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci, dhe kryetarit të Federatës së Atletikës, Halil Sylejmani.

Exit mobile version