Libri i profesoreshës së UBT-së, Alma Lama, me titull: “The Benefits of Using Modern Teaching Methods Over Traditional Teaching Methods in Teaching English as a Foreign Language”, është publikuar në platformën më të madhe për shitjen e librave në botë – Amazon.
Libri fokusohet në rëndësinë e mësimdhënies së anglishtes si gjuhë e dytë, rreth metodave që zbatohen dhe rreth kombinimit të metodave tradicionale me metodat moderne të mësimdhënies, si dhe në të njëjtën kohë bën hulumtimin e mënyrave të së kaluarës, të së tashmes dhe të ardhmes së mësimdhënies së anglishtes si një urë lidhëse për kapërcimin e çdo vështirësie të pakëndshme të mundshme gjatë mësimit të anglishtes si gjuhë e dytë.
Ky libër do të tregojë rëndësinë e të mësuarit të gjuhës angleze, si mësojnë njerëzit dhe mënyrat e të mësuarit, si dhe çfarë është mësimdhënia tradicionale dhe çfarë është mësimdhënia moderne, duke përfshirë anët pozitive dhe negative.
Në këtë link mund të gjeni librin e profesoreshës së UBT-së, Alma Lama, të publikuar në Amazon: “The Benefits of Using Modern Teaching Methods Over Traditional Teaching Methods in Teaching English as a Foreign Language”.