UBT News

Libri i princit Harry theu rekord shitjesh

Princi Harry shënoi rekord me librin e tij të kujtimeve, “Spare”. Versioni në gjuhën angleze u shit në 1.4 milion kopje që në ditën e parë të publikimit.

Libri u shit në të gjitha formatet – fizike, audio dhe elektronike – në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Britani të Madhe, sipas një deklarate të lëshuar të mërkurën nga botuesi i librit, Penguin Random House.

“Dita e parë e plotë e shitjeve të “Spare” përfaqëson totalin më të madh të shitjeve për çdo libër të botuar ndonjëherë nga Penguin Random House, botuesi më i madh tregtar në botë”, njoftoi Penguin Random House.

Libri 410-faqesh i princit Harry doli në shitje zyrtarisht të martën, ku disa prej librarive në Londër u hapën gjatë mesnatës për të plotësuar kërkesën e lartë për të./UBTNews/

Exit mobile version