UBT News

Libri i princit Harry del zyrtarisht në shitje

Libraritë në të gjithë Londrën u hapën në mesnatë për të përmbushur kërkesën për librin e princit Harry, “Spare”, pasi ai doli zyrtarisht në shitje.

Fansat që prisnin në radhë për të blerë një kopje të librit thanë se donin të lexonin rrëfimin e tij. Megjithatë në Spanjë libri rodhi ilegalisht dhe krijoi një situatë kaotike.

Sipas Waterstones, libri i princit Harry ka qenë një nga “titujt më të mëdhenj që u porosit para lansimit për një dekadë”.

Librashitësit hapën degën e tyre kryesore Piccadilly mëngjesin e së martës për shkak të kërkesës së lartë të fansave, pasi libri u botua në mbarë botën në 16 gjuhë.

Libri është tashmë në krye të librave më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar në Amazon./UBTNews/

Exit mobile version