Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama njoftoi me një shkrim në se libri “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”, me autorë Armand Vokshi, Blerta Vula Rizvanolli dhe Nesila Hajdini, u promovua me një event të veçantë në ambientin e lashtë të Hamamit të Kryeqytetit.
Tutje te postimi i Ramës shkruhet se ky libër përmban projekte të arkitekturës moderne të realizuara nga arkitektë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, duke kapur momentet e fundit dhe punën e tyre në terren. Ai ofron një vështrim të qartë në rrugën që po ndjekin arkitektët shqiptarë dhe në estetikën eksteriore që po bëhet pjesë e identitetit të qyteteve shqiptare. Ky bashkëveprim i shpirtit të artit, profesionalizmit dhe modernizmit shfaqet me një shkëlqim të veçantë në këtë vëllim dhe është gëzim për Kryetarin që një promovim i tillë po zhvillohet në Prishtinë, në një ambient kaq të veçantë si Hamami i lashtë.
Libri i Armand Vokshit dhe Nesila Hajdinit përmbledh 42 projekte të kryera në pesë vitet e fundit nga arkitektë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Autorët për “Shqiptarja” theksojnë se veprat përfaqësojnë tri gjenerata arkitektësh dhe një shumëllojshmëri funksionesh dhe tipologjish ndërtimore, duke ofruar një panoramë të arkitekturës së bashkëkohshme në Shqipëri. Poashtu, libri shpalos zhvillimin e arkitekturës së kohës sonë në territoret shqiptare duke rrëfyer frymën e kohës së sotme. Nga vilat, shkollat, objektet banimore, qendrat tregtare, zyrat, hotelieria, dhe deri te objektet industriale, autorja Nesila Hajdini thekson se, pavarësisht funksionalitetit, këto projekte kanë një qëllim të përbashkët dhe shfaqin koncepte dhe frymë inovative. Libri përmban arkitekturën që reflekton kohën tonë, duke treguar angazhimin e arkitektëve për të qenë në përputhje me nevojat dhe tendencat e epokës së tyre. Ndërsa në lidhje me rolin e arkitektit në një projekt, ajo vlerëson se ata mundohen të jenë prezentë dhe të shfaqin zërin e tyre kreativ, pavarësisht ndikimit të politikave./UBTNews/