Disa nga filmat më të mëdhenj u bazuan në romane po aq të suksesshme. Kur pasuria letrare dhe imagjinata kombinohen me mundësitë vizuale të filmit, shpesh krijohen adaptime që i kujtojmë për një kohë të gjatë, i ritregojmë dhe i shikojmë përsëri.
Po u prezantojmë 20 libra, të cilët shërbyen si model për disa nga hitet më të mëdha të filmave me nominime për çmimin Oscar.
Hajdutja e Librave
Romani i Markus Zusak për një vajzë dhe Vdekjen është një histori shprese dhe bukurie që mbijeton mes tmerrit dhe pikëllimit të Gjermanisë së sunduar nga nazistët në vitin 1939. Pas vdekjes së vëllait të saj më të vogël, Liesel gjen një libër në varrin e tij që do ta ndihmojë të mësojë të lexojë dhe të ndryshojë jetën e saj. Romani është shitur në më shumë se tetë milionë kopje në të gjithë botën, dhe në vitin 2013 u adaptua në një film të drejtuar nga Brian Percival, me një nominim për çmimin Oscar të këtij viti.
Hobiti
Duke shkruar librin “Hobiti”, J.R.R. Tolkien krijoi një përrallë të bukur plot me krijesa të mrekullueshme nga bota e imagjinatës: elfë, goblinë dhe troll. Është një nga klasikët më të bukur të letërsisë fantastike dhe një nga librat më të shtypur në historinë e botimeve. Regjisori Peter Jackson bëri dy vazhdime filmash bazuar në hitin letrar: Hobiti: Një Udhëtim i Papritur (2012) dhe Hobiti: Shkretimi i Smaug (2013). Çdo vazhdim u nominua për gjithsej tre çmime Oscar.
Mos më lër kurrë
Kathy, Ruth dhe Tommy ishin studentë në Hailsham – një institucion idilik i vendosur thellë në fshatin anglez. Atje, fëmijët mbroheshin me kujdes nga bota e jashtme, rriteshin duke besuar se ishin të veçantë dhe se mirëqenia e tyre personale ishte me rëndësi të madhe. Por pse janë ata vërtet atje? Në këtë roman, Kazuo Ishiguro ka krijuar një histori të bukur dashurie, humbjeje dhe të vërtetash të fshehura – e cila zë një vend të spikatur midis veprave të tij më të mira. Filmi u xhirua në vitin 2010 dhe u drejtua nga Mark Romanek.
Trilogjia e Zotit të Unazave
Një roman epik dhe fantastik nga J. R. R. Tolkien për hobitin Frodo i cili, në emër të të gjithë popujve të lirë të Tokës së Mesme, mban barrën e Unazës në një udhëtim më të rrezikshëm se çdo udhëtim i ndërmarrë ndonjëherë. Versioni jashtëzakonisht i suksesshëm filmik nga regjisori Peter Jackson u pasua nga tre vazhdime: Shoqëria e Unazës (2001), Dy Kullat (2002) dhe Kthimi i Mbretit (2003).
Burra që i urrejnë gratë
Romani i Stieg Larsson është një histori epike që zhvillohet në disa kontinente. Ky është një roman inteligjent dhe i shkruar mirë që është njëkohësisht një sagë vrasësish serialë, një kërkim për persona të zhdukur dhe një depërtim i informuar në botën e biznesit të madh dhe gazetarisë. Pas vdekjes së tij në vitin 2004, Larsson la pas një “Trilogji të Mijëvjeçarit” të pabotuar, dhe në vitin 2009 u realizua një film suedez jashtëzakonisht i suksesshëm dhe i vlerësuar nga kritika, bazuar në romanet e tij. Dy vjet më vonë, regjisori David Fincher bëri gjithashtu një version hollivudian që fitoi një Oscar për Montazhin më të Mirë të Filmit.
Skuadra e Trashëgimisë
Robert M. Edsel tregoi historinë e vërtetë, të tensionuar dhe emocionuese të burrave që gjetën, shpëtuan dhe ruajtën thesare arti të paçmuara dhe trashëgiminë e njerëzimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë pushtimit të Evropës, Hitleri dhe nazistët kryen grabitjen më të madhe në histori, duke mbledhur dhe fshehur më shumë se pesë milionë vepra arti për veten e tyre dhe Rajhun e Tretë. Kjo histori e vërtetë u bë edhe film i drejtuar nga George Clooney, dhe në të luajnë aktorë të famshëm: Matt Damon, Bill Murray, Cate Blanchett dhe të tjerë.
Saga e Muzgut
Pasi nxënësja e shkollës së mesme Bella Swan zhvendoset në qytetin me shi të Forks për të jetuar me të atin, ajo bie në dashuri me Edward Cullen misterioz, familja e të cilit është e mbështjellë me histori të frikshme. Bella ngadalë fillon të dyshojë se zgjidhja e misterit të Edward qëndron në gjakun njerëzor që i bën Cullen-ët kaq të ndryshëm nga të gjithë banorët e tjerë të Forks. Stephenie Meyer shkroi një seri historish dashurie të frikshme, por edhe romantike, të papërmbajtshme, që u adaptua në një film të njohur me aktorët Kristen Stewart dhe Robert Pattinson.
Fletorja
Herë pas here hasim një histori dashurie që na magjeps aq shumë saqë bëhet më shumë sesa thjesht një libër që lexojmë. Bëhet një ngjarje që e kujtojmë. Fletorja është pikërisht ky lloj libri. Është një roman që na tregon për dashurinë – të përjetshme dhe të pakohë; një histori prekëse që do të na bëjë të besojmë përsëri në dashurinë e vërtetë. Filmi, i cili u realizua në vitin 2004, ka rënë në sy të shumë shikuesve.
Gone with the Wind
Romani epik i Margaret Mitchell për dashurinë dhe luftën fitoi Çmimin Pulitzer dhe ishte frymëzim për dy vazhdime të shkruara me autorizim dhe një nga filmat më të vlerësuar të të gjitha kohërave. Filmi i vitit 1939, me Vivien Leigh në rolin e Scarlett O’Hara dhe Clark Gable në rolin e Ashley Wilkes, fitoi tetë çmime Oscar.
Rruga drejt Çlirimit
Sipas revistës Time, romani i Richard Yates u përfshi në listën e 100 romaneve më të mira amerikane. Frank Wheeler, një veteran i Luftës së Dytë Botërore, dhe gruaja e tij April, një aktore e trajnuar, kanë rënë dakord të jetojnë në një lagje tipike periferike të Amerikës së re, por vetëm përkohësisht, derisa fëmijët e tyre të rriten, derisa të vendosin se çfarë duan vërtet. A mund ta gjejë Frank veten në një zyrë në katin e 15-të, dhe April në një vilë idilike? Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet luajnë në filmin e bazuar në këtë roman në vitin 2008, i cili u nominua për tre çmime Oscar.
“Fëmijët e njerëzve”
Një libër i vitit 1992, nga autori P.D. James. Ishte shkruar për vitin 2027. Ky libër ishte shndërruar në film në vitin 2006 nga regjisori Alfonso Cuaron.
“Më thirr me emrin tënd” është një novelë e publikuar më 2007 nga autori Andre Aciman. Ndërsa, 10 vite më vonë, më 2017, kjo novelë ishte shndërruar edhe në film nga regjisori i famshëm, Luca Guadagnino, me skenar të James Ivory.
“Nusja Princeshë” – një novelë e shkruar më 1973 nga autori William Goldman. Filmin me të njëjtin titull e ka sjellur regjisori i famshëm amerikan, Rob Reiner.
“12 vjet skllav” është biografi e vitit 1853 nga autori Solomon Northrup. Të njëjtën biografi në film e ka sjellur i famshmi, Brad Pitt.
“Gra të vogla” novelë e famshme e vitit 1868, nga autorja e famshme, Louisa May Alcott. Filmi është realizuar më 2019 nga Greta Gerwig, me skenar nga Lady Bird.
“Përshtatje” – libër nga autorja Susan Orleans, të cilin e kishte shkruar më 1998. Versioni visuel i këtij libri është realizuar nga regjisori, Skipe Jonze.
“Zgjedhjet” një libër i vitit 1998, nga autori Tom Perrota. Një vit më vonë, më 1999, ishte kthyer në film nga filmbërësi, Alexander Payne.
‘Ndjeshmëri dhe Ndjeshmëri’, libër nga autorja angleze, Jane Austen, të cilën e kishte shkruar më 1811. Ndërsa, filmi është produkt i filmbërësit, Ang Lee nga Taiwani.
“Vajza të liga” i autores Rosalind Wineman, të cilin e kishte botuar më 2002, ndërsa në film u shndërrua më 2004. Komedi amerikane, e regjisorit Mark Waters.
“Rita Hayworth and the Shawshank Redemption” është novelë e botuar më 1992 nga autori Stephen King. E njëjta novelë ishte përpunuar dhe ishte sjellur në versionin e filmit, më 1994.
