UBT News

Libraritë më të mëdha izraelite bojkotojnë librat e autores irlandeze, Sally Rooney

Dy libraritë më të mëdha të Izraelit ndaluan shitjen e librave të autores irlandeze, Sally Rooney, pasi ajo refuzoi ofertën e një botuesi të Izraelit që t’ia përkthente librin e saj të ri në hebraisht.

Shkrimtarja e njohur tha se këtë veprim e ndërmori për të mbështetur thirrjet për ta bojkotuar Izraelin mbi politikat e tij ndaj palestinezëve. Dhe në këtë formë reaguan libraritë kundrejt vendimit të saj.

Qëndrimi i saj shkaktoi një valë lëvdatash dhe kritikash, duke u përshkallëzuar në një luftë fjalësh në mediat sociale.

Të enjten, libraritë Steimatzky dhe Tzomet Sefarim thanë se do të heqin librat e Rooney nga degët dhe faqet e tyre në internet. Kompanitë kanë më shumë se 200 pika në të gjithë Izraelin.

Ky është veprimi i parë nga librashitësit izraelitë që kur u kuptua muajin e kaluar se Rooney kishte refuzuar një ofertë nga botuesi izraelit Modan për të përkthyer librin e saj “Beautiful World, Where Are You”./UBTNews

Exit mobile version