UBT News

Liam Neeson e gjeti dashurinë në xhirime, por ajo ishte në lidhje!

MADRID, SPAIN - JULY 15: Liam Neeson attends "Venganza Bajo Cero" Madrid Premiere on July 15, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Samuel de Roman/WireImage)

Aktori Liam Neeson thotë se ai e gjeti dashurinë në xhirimet e filmit të tij të fundit “Blacklight”. Por doli një problem: Ishte në lidhje!

Aktori ishte duke e promovuar filmin e tij në shou-in australian, “Sunrise”, kur ndau këtë rrëfim.

“E desha Melburnin, më pëlqente ekipi i Australisë. Krijova shoqëri dhe u dashurova, por ajo ishte në lidhje”, deklaroi aktori.

Neeson nuk dha detaje se kush ishte ajo, por u shpreh se do të rikthehet në Australi një ditë.

“Mezi po pres të shkojë atje, me të vërtetë”, deklaroi më tej aktori.

Neeson ishte i martuar me aktoren Natasha Richardson nga vitet 1994-2009. Ajo vdiq në një aksident me ski në Kanada. Ata kanë dy djem, Micheál dhe Daniel./UBTNews

Exit mobile version