UBT News

Lewis Hamiltonit po i realizohet ëndrra e fëmijërisë

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton tha se ai po përmbush një “ëndërr fëmijërie” duke iu bashkuar Ferrarit në vitin 2025. Ky është postimi i tij i parë në rrjete sociale qëkur u raportua në media për largimin e tij nga Mercedes të enjten.

“Ishin ditë përplot emocione. Ashtu siç jeni informuar të gjithë, pas 11 vitesh në Mercedes-AMG PETRONAS F1, ka ardhur koha që unë të filloj një kapitull të ri në jetën time dhe do t’i bashkohem Scuderia Ferrarit në vitin 2025”, shkroi Hamilton.

“Ndihem jashtëzakonisht me fat, pasi arrita shumë sukses me Mercedesin që mund t’i kisha ëndërruar vetëm si fëmijë, që tani kam mundësinë të përmbush një tjetër ëndërr fëmijërie. Vozitja me Ferrari të kuqe”, shtoi ai.

39-vjeçari Hamilton, i cili ndan rekordin për më shumë tituj botërorë në F1 me Michael Schumacher, iu bashkua Mercedesit në vitin 2013 pasi filloi karrierën e tij me McLaren në vitin 2007./UBTNews/

Exit mobile version