Talentët në zhvillim Theophilio, Kenneth Nicholson dhe Jason Rembert u bashkuan me Law Roach dhe Sha’Carri Richardson në tryezën e kampionit të Formula 1, transmeton UBT News.
Megjithëse tema e Met Gala e këtij viti ishte teknikisht “e gjitha-amerikane”, kishte një mungesë të veçantë të dizajnit amerikan në tepihun e kuq, ku asnjë person nuk veshi firmën Marc Jacobs.
Pothuajse çdo personazh i famshëm kërkonte shtëpi evropiane të modës për pamjen e tyre.
Megjithatë kjo mospërfillje u cilësua si “shumë amerikane” pasi që sipas tyre, “shpërfillja e rregullave dhe bërja e çfarëdo që dëshironi është ndoshta gjëja më amerikane nga të gjitha”.
Megjithëse veshjet e talentëve me ngjyrë ishin anashkaluar, për ta parandaluar këtë, Lewis Hamilton u dha tre stilistëve një vend në tryezën e tij – me një çmim prej 30,000 £, përcjell UBT News.
Theophilio, Kenneth Nicholson dhe Jason Rembert u ulën pranë stilistit Law Roach, Alton Mason, Kehlani dhe atletëve Miles Chamley-Watson dhe Sha’Carri Richardson.
Hamilton, i cili tani është një “veteran” i Met Ball, shpjegoi vendimin e tij për të kthyer vëmendjen drejt këtyre talenteve të ardhshëm amerikanë.
“Met është ngjarja më e madhe e modës e vitit, dhe për këtë temë, doja të krijoja diçka që kishte kuptim dhe që do të nxiste një bisedë”, tha ai për Vogue. “Kështu që kur njerëzit të na shohin të gjithë së bashku, do t’i vendosë këta stilistë me ngjyrë në krye të mendjes së njerëzve”./UBTNews