UBT News

Lewis Hamilton flet hapur për betejën me shëndetin mendor

Ylli i “F1”, Lewis Hamilton tregoi hapur se “ka luftuar mendërisht dhe emocionalisht” për një kohë të gjatë.

Në një storie në Instagram, kampioni i shtatëfishtë i “F1” tha se ai është përballur me “një vit të vështirë tashmë me gjithçka që po ndodh rreth nesh” dhe se janë “ditë të vështira për ta ruajtur energjinë pozitive”.

Sidoqoftë ai iu ofroi mbështetje dhe siguri ndjekësve të tij.

“Po shkruaj për t’ju thënë se është mirë të ndiheni ashtu siç ndiheni, vetëm dijeni që nuk jeni vetëm dhe se ne do ta kalojmë këtë!”, shtoi Hamilton.

Pasi u mposht ngushtë në titullin për “F1” sezonin e kaluar nga Max Verstappen, Hamilton e ka nisur këtë sezon në vendin e tretë në Bahrein dhe në vendin e 10-të fundjavën e kaluar në Arabinë Saudite./UBTNews/

Exit mobile version