Lewis Hamilton po përgatitet për garën e fundit të F1, ku do të luftojë me Max Verstappen për titullin kampion. Por, piloti britanik i Mercedesit ka edhe shqetësime të tjera përveç Botërorit.
Sipas “The Hollywood Reporter”, Hamilton së bashku me aktorin e famshëm, Brad Pitt, po punojnë për një film, që mendohet se do të jetë një nga projektet më madhështore të vitit të ardhshëm.
Me regji të Joseph Kosinski dhe producent Jerry Bruckheimer, për këtë film ka nisur “lufta” mes studiove më të mëdha për të drejtat e tij. Një “tërmet” i vërtetë në Hollivud, me Paramount, MGM, Sony, Universal, si dhe Netflix, Amazon, Apple dhe Disney që po bëjnë çmos të bëjnë të vetin filmin e ri.
Gjithashtu, ky film është një përpjekje e radhës e Brad Pitt për një film që ka të bëjë me garat me makina, pas “Go Like Hell”, ku interpretonte edhe Tom Cruise, por që nuk pati sukses.