Paqartësia për të ardhmen e sulmuesit Robert Lewandowski te gjiganti gjerman Bayern Munich është ende duke vazhduar.
Ylli 33 vjeçar në fund të këtij sezoni do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayernin, ndërsa tani siç raportohet nga “SportBILD”, sulmuesi polak është i dëshpëruar që klubi nuk ka bërë ende ndonjë përpjekje serioze për t’i rinovuar kontratën.
Më tej, Lewandowski është duke kërkuar një kontratë të re tre vjeçare, gjë që Bayerni është duke hezituar t’ia ofrojë.
Pavarësisht kësaj, drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic e bëri të qartë përmes një deklarate javën e kaluar që Lewandowski nuk do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.
Ndërkaq, tani thuhet se ka përditësime të reja, ku raportohet se fjalët e Salihamidzic e kanë lënë të nevrikosur Lewandowskin, ku ky i fundit nuk është i kënaqur me atë që ka dëgjuar nga drejtori i Bayernit.
Siç qëndrojnë gjërat, Barcelona është duke e monitoruar nga afër situatën e Lewandowskit , ku presidenti i klubit Joan Laporta dëshiron me çdo kusht të nënshkruajë këtë verë me yllin polak.
Po ashtu, raportohet se Lewandowski është i hapur që t’i bashkohet gjigantit katalunas, dhe mund të pranojë edhe një ulje page vetëm për të kaluar në “Camp Nou”.