UBT News

Lewandowski nuk i frikësohet moshës, zbulon planin për të ardhmen e tij

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski në një intervistë për “Sport” ka folur për të ardhmen e tij, ku si duket as që po e mendon punën e pensionimit nga futbolli.

Lewandowski, 34 vjeçar, po e shijon sezonin e tij të parë në La Liga në fanellën e Barcelonës, për të cilën ka kontribuar plot 25 gola dhe gjashtë asistime në të gjitha garat.

Por pavarësisht moshës, ylli polak po shpreson që të luaj edhe disa vite të tjera me gjigantin katalunas.

“Unë ende mendoj se unë mund të luaj edhe disa vite të tjera në nivelin më të lartë, por nuk e di se sa. Jam i sigurt që nuk do të jetë vetëm një ose dy, do të ketë më shumë vite. Unë shpresoj që unë mund të qëndrojë te Barcelona edhe për shumë vite”, tha Lewandowski për “Sport”.

Exit mobile version