Barcelona ka regjistruar fitore te Celta Vigo, në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga, ku sulmuesi polak Robert Lewandowski si rezultat ka kaluar Neymarin në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Barcelonës.
Lewandowski ishte tashmë i barabartë me Neymarin me nga 105 gola për Barcelonën para ndeshjes kundër Celta Vigos.
Në atë takim, ai shënoi tre herë, duke arritur në kuotën e 108 golave me fanellën “blaugrana”.
Lewandowski iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022 dhe që atëherë ka fituar dy tituj të La Ligës.
Edhe pse po i afrohet moshës 40-vjeçare, ai vazhdon të tregojë formë të lartë dhe mbetet një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së Hansit Flick, edhe pse thuhet se mund të largohet në verë, me Barcelonën që po shikon disa opsione, një nga ta edhe Fisnik Asllani i Hoffenheimit./S.K/UBTNews/
