Me një aktivitet simbolik para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, organizata Lëvizja për Demokraci, ka kundërshtuar nismën e Edi Ramës për krijimin e Mini Shengenit ballkanik.
Mexhid Ramica nga Lëvizjes për Demokraci tha se është e papranueshme bashkëpunimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
“Në bazë të këtij aktiviteti kemi shprehur pakënaqësi tona ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për lidhjet e tij me Vuçiq me kriminelin serb i cili ka bërë masakra në Kosovë dhe ne ia kemi prezantuar të gjitha faktet lidhjet e tij me Millosheviqin dhe duke kundërshtuar nismën për Mini Shengen”.
“E ardhmja jonë duhet të jetë nga BE dhe ShBA. Për neve është e pakuptimtë të hyjmë në Mini Shengen ku është edhe Serbia. Ne po e kundërshtojmë edhe Mini Shengenin edhe takimin sepse Serbia nuk ka kërkuar falje ndaj gjenocidit që ka kryer në Kosovë. Na e kundërshtojmë edhe dialogun pa kërkuar falje Serbia”.