UBT News

Lëvizja e Rezistencës: Al-Kaida u bashkua me talibanët, historia po përsëritet

Lëvizja e Rezistencës afgane në provincën e Panjshir njoftoi se organizata terroriste Al-Kaida i është bashkuar lëvizjes talibane.

“Al-Kaida është bashkuar me talibanët për të luftuar Lëvizjen Afgane të Rezistencës. Shtetet e Bashkuara janë tërhequr, historia po përsëritet”, tha lëvizja në një deklaratë në Twitter.

Më parë, televizioni Al-Jazeera njoftoi se talibanët kishin vendosur të fillonin një operacion ushtarak kundër forcave të Frontit të Rezistencës afgane në provincën e Panjshir.

Exit mobile version