UBT News

Leverkuseni nuk zhgënjen, “Aspirinat” vazhdojnë ecurinë e fitoreve

Bayer Leverkuseni ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League ndaj West Ham me rezultat 2-0, për të kaluar me një këmbë në raundin tjetër.

Golat e fitores u shënuan krejt në fund edhe pse skuadra e Xabi Alonsos dominoi ndeshjen me raste nga fillimi deri në fund.

Shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes ishte Jonas Hoffman ai i cili shënoi për 1-0, duke i dhënë epersinë Leverkusenit.

Teksa në minutat shtesë Victor Boniface arriti ta dërgoj topin në rrjetë sërish duke e dyfishuar rezultatin dhe duke ia bërë më të lehtë ndeshjen kthyese “Aspirinave”, e cila do të zhvillohet në javën tjetër./UBTNews/

Exit mobile version