Një grup ekspertësh po e studiojnë rastin e një letre misterioze që u shfaq në një plazh në Kanada – që besohet se u shkrua nga një pasagjere e vogël në anijen e Titanikut, në vitin 1912.
Studiuesit e Universitetit të Quebec-ut në Rimouski, thonë se një familje nga New Brunswick gjeti një letër në një shishe në bredgetin Hopewell Rock, në Gjirin e Fundy-t në vitin 2017. Këtë letër ata ia dhanë universitetit për ekzaminim, teksa në një njoftim të fundit për shtyp u tha se një ekip multidisiplinar është duke u marrë me rastin.
Letra që besohet se daton që nga 13 prilli i vitit 1912 – pak para se të fundosej anija e Titanikut – mban nënshkrimin e një 13-vjeçareje, e quajtur Mathilde Lefebvre.
Në letër shkruhej: “Po e gjuaj këtë shishe me këtë letër në det në mes të Atlantikut. Brenda disa ditësh do të arrijmë në New York. Nëse dikush e gjen, tregoni familjes Lefebvre në Lievin”.
Ekspertët kanë studiuar përbërjen e shishes, tapës, letrës dhe bojës, si dhe rrymat dhe proceset e erozionit që do të kishin çuar që shishja të zhytet në ujë dhe të groposet. Ata arritën në konkluzionin që shishja dhe letra brenda “nuk është që nuk përputheshin me datën”, por ende kanë disa pyetje të cilat kërkojnë përgjigje.
Nicolas Beaudry nga Universiteti i Quebec-ut thotë se ky shënim mund të jetë autentik, megjithatë thotë se duhet marrë parasysh të gjitha mundësitë.
“Mesazhi mund të jetë shkruar nga Mathilde ose nga dikush tjetër në emër të saj. Mund të jetë shkruar nga dikush pas tragjedisë ose mund të jetë mashtrim i kohëve të fundit”, deklaroi ai.
Më 15 prill 1912 u fundos anija e Titanikut, duke shkaktuar vdekjen e 1 mijë e 500 personave./UBTNews