Tupac Shakur i shkroi një poezi dashurie një prej të dashurave të tij në atë kohë, poezi kjo që duket se ka frymëzuar një nga hitet e tij të mëdha. Ndërsa tani, letra ku është shkruar poezia është në ankand.
Poema titullohet “All Eye Was Lookin 4” dhe i kushtohet një vajzë me emrin Simi që artisti e kishte pasur të dashur atë kohë. Letra do të dalë në shitje për 95,000 dollarë.
Shtëpia e ankandeve thotë se poema, e datës 26 gusht 1995, përfundoi në një koleksion privat dhe tani 26 vjet më vonë po del në treg.
I njohur në mbarë botën për rimat e tij në mikrofon, Tupac Shakur nuk ishte vetëm një tekstshkrues i talentuar por edhe një poet i përkryer.
“The Rose That Grew from Concrete” është një përmbledhje me poezi e shkruar midis viteve 1989 dhe 1991 nga Tupac Shakur, botuar nga Pocket Books./UBTNews/