UBT News

Letonia rrit sigurinë në kufirin me Bjellorusinë

Letonia ka rritur sigurinë në kufirin me Bjellorusinë mes “kërcënimit të luftës hibride në rritje të shpejtë”, raportojnë mediat lokale.

Duke akuzuar autoritetet bjelloruse se janë përfshirë në organizimin e fluksit të migrantëve të parregullt, roja kufitare letoneze tha se numri i njerëzve që tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin është rritur ndjeshëm ditët e fundit, sipas transmetuesit publik LSM, shkruan AA.

Raportohet se oficerët e Gardës Kufitare gjatë festave janë tërhequr për të ndihmuar me patrullimet.

Ministrja e Mbrojtjes, Inara Murniece, urdhëroi forcat e armatosura të vendit të dërgojnë trupa shtesë në kufi për të ndihmuar rojet kufitare.

Javën e kaluar, autoritetet letoneze njoftuan se këtë vit janë parandaluar rreth 5 mijë e 800 tentativa për të hyrë ilegalisht në vend, ndërsa për arsye humanitare, 292 persona kanë marrë azil.

Exit mobile version