UBT News

Leposaviq: Policia konfiskon pajisje ushtarake

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli të realizuar në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq, pronë e një burri shtetas serb, janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e municionit dhe pajisjeve ushtarake.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë sekuestruar 59 fishekë të kalibrit të panjohur, një kuti metalike, një helmetë ushtarake, një xhaketë me emblemë të Serbisë, një futrollë për thikë, një pjesë e antiplumbit, një çantë ushtarake, dy karikatorë të armës AK-47 si dhe një karikator tjetër me një fishek.

“Gjatë kontrollit në një shpi të pa banuar –pronë e një mashkulli shtetas serb, janë gjetur dhe konfiskuar : 59 fishekë kalibri i panjohur, një kuti metali, një helmete ushtarake, një jakne me emblemë të serbisë, një futrollë për thikë, një pjesë e antiplumbit, një çantë ushtarake,  dy karikatorë të AK-47,  dhe një karikator tjetër me një fishek”, thuhet në raportin e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar

 

 

 

 

Exit mobile version