Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Ceraj të Leposaviqit, ku dy punëtorë të një kompanie private kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raportit të Policisë, viktimat janë rrëzuar nga mjeti i punës derisa ishin duke kryer detyrat e tyre profesionale.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë për tretman mjekësor në spitalin rajonal, për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve të pësuara.
Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nën dyshimin për “rrezikim të sigurisë në vendin e punës”.
