Futbollisti Leotrim Bekteshi nga sot nuk është më futbollist i Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar të martën klubi bardhekaltër që njëherit e ka falënderuar lojtarit për kontributin e madh të dhënë për më shumë se tri vite.
Në disa ndeshje Bekteshi ishte edhe kapiten i kampionit në fuqi të Kosovës, madje edhe ishte përfshirë në formacionin më të mirë të vitit të shpallur nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Sipas njoftimit të lëshuar nga klubi, lojtari do të shpërngulet në Norvegji, atje ku do të jetojë bashkë me familjen e ngushtë.