Mbrojtësi i krahut të majtë, Leonit Abazi, nënshkruan tri vite kontratë me kampionin e Kosovës në futboll, Ballkanin.
Abazi më parë, ka mbrojtur ngjyrat e Kombëtarës së Shqipërisë.
Në Superioren shqiptare, ishte pjesë e gjigandit Skënderbeu kurse në Superligë, vitin e kaluar u shpall kampion me ekipin e kryeqytetit, Prishtinën.
Ky është përforcimi i parë i Ballkanit, për edicionin e ri, 2022/23. /UBTNews/