UBT News

Leonardo DiCaprio dhuron 10 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Aktori Leonardo DiCaprio dhuroi 10 milionë dollarë për Forcat e Armatosura ukrainase, shuma më e lartë e donacioneve të ofruara për vendin deri më tani.

“Ylli i Hollywood-it, i njohur për rolin e tij në filmin “Titanic”, Leonardo DiCaprio, transferoi 10 milionë dollarë për qeverinë ukrainase ndërkohë që lufta po vazhdon mes Rusisë dhe Ukrainës. Me sa duket, donacioni i madh ka për qëllim të mbështesë përpjekjet e luftës, si dhe përpjekjet humanitare brenda vendit”, raportojnë mediat e huaja.

Raportohet se DiCaprio, i cili ka rrënjë ukrainase, ka dënuar ashpër pushtimin rus të Ukrainës – duke iu bashkuar një numri të madh të famshmëve të tjerë në mbarë botën që e kanë ndihmuar Ukrainën. Disa të famshëm të lindur në Ukrainë madje janë kthyer në vendlindje nga shtetet të tjera për të luftuar për atdheun e tyre disa ditë pas fillimit të luftës./UBTNews/

Exit mobile version