Edhe zyrtarisht Lionel Messi i është bashkuar gjigantit francez, Paris Saint Germain duke u larguar nga Barcelona pas klubi spanjoll vendosi që të mos ia vazhdojë kontratën e cila përfundoi në muajin qershor të këtij viti.
Argjentinasi zbarkoi dje në Francë ku edhe nënshkroi një kontratë për dy vitet e ardhshme nga e cila do të përfitojë 35 milionë euro në sezon si dhe e ka mundësinë që ta vazhdojë atë edhe për një vit tjetër.
Sot, nga ora 11:00, PSG ka njoftuar se Messi do të paraqitet në një konferencë për shtyp ku do të flas për më shumë detaje rreth këtij operacioni si dhe planet dhe objektivat e tij për të ardhmen. Ai pritet të jetë i shoqëruar nga presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi.