Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, raportohet se ka pësuar një lëndim serioz dhe si rezultat do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit të mërkurën.
Ish-anësori i Tottenhamit mungoi edhe në fitoren 5-2 të Real ndaj Celta Vigos në La Liga të dielën pasi u lëndua në stërvitjet e së shtunës para ndeshjes.
Tani, sipas mediumit spanjoll “Onda Madrdi” Bale nuk është i gastëhm për të luajtur pasi po vazhdon të trajtohet për lëndimin e pësuar në këmbën e tij të djathtë.
Ai pritet të mungojë për skuadrën e Carlo Ancelottit edhe për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve për këtë sezon kundër kampionit të Italisë, Interit të mërkurën.