UBT News

Lëndohet sërish Eden Hazard, nuk bëhet e ditur se sa do të mungojë

Real Madridi ka njoftuar se ylli belg i skuadrës së Los Blancos, Eden Hazard ka pësuar një lëndim tjetër.

Sa mendohej se belgu Hazard është rikuperuar nga lëndimi dhe se do të luante ndaj Real Valladollid, ajo nuk do të ndodhë.

Klubi konfirmoi se në testet e fundit mjekësore të bëra në lojtarin, ka rezultuar se ai e ka të lënduar muskulin e këmbës së djathtë.

“Pas testeve të kryera sot në lojtarin tonë Eden Hazard nga stafi mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me një lëndim në muskulin e këmbës së djathtë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi madrilen.

Ditëve të ardhshme do të bëhet e ditur se sa do të mungojë Eden Hazard, i cili që prej transferimit të tij në Madrid, nuk ka arritur të jetë në formën e lartë që e kishte në ekipin nga Londra./UBTNews

Exit mobile version