Mbrojtësi spanjoll i Bayern Munchenit, Javi Martinez, ka marrë një lëndim muskulor dhe pritet të mungojë deri në fund të vitit, ka njoftuar klubi kampion i Gjermanisë.
Martinez ka lënduar kofshën e majtë në barazimin 3:3 të shtunë me RB Leipzigun dhe nuk do të luajë në katër ndeshjet e mbetura të Bayernit në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve këtë vit.
Bayerni po ka probleme në repartin defensiv, ndërsa ka pranuar 16 gola në 10 ndeshje deri më tash. Edhe mbrojtësi tjetër Jerome Boateng është lënduar në ndeshjen ndaj Leipzigut, ndërsa Niklas Sule ka qëndruar në stol në ndeshjet e fundit shkaku i formës jo të mirë./UBTNews