UBT News

Lëndimi i Trent Alexander-Arnold ndaj Cityt e lë atë jashtë fushave deri në gjysmë të dhjetorit

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit ne fundjavë përveçse nuk solli rezultat të mirë për The Reds, ajo solli edhe lëndimin e Trent Alexander-Arnold.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, një nga më të mirët në krahun e tij, u lëndua në pjesën e dytë të takimit, njërës prej përballjeve më të mira të javës, e që u zëvendësua nga James Milner.

Mirëpo nga doktorët e skuadrës angleze nuk ka edhe aq lajme të mira lidhur me lojtarin anglez, që ishte kyç sezonin e kaluar për skuadrën e Jurgen Klopp në shpalljen kampion të Anglisë.

Alexander-Arnold pritet të humbasë sfidat me Leicester City, Atalanta dhe Brighton, teksa është në dyshim për ndeshjet e muajit dhjetor, kundër Ajax, Wolverhampton Wanderers dhe Midtjylland.

Jurgen Klopp ka konfirmuar se lojtari 22-vjeçar do të mungojë në ndeshjet e Anglisë kundër Irlandës, Belgjikës dhe Islandës./UBTNews

Exit mobile version