Interpelanca e ftuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për falje të gjobave të shqiptuara gjatë pandemisë COVID-19 ka vazhduar me replika dhe kundër replika në mes të deputetit të AAK-së, Pal Lekaj dhe ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Lekaj ka kërkuar nga ministri Murati të listoj një veprim të mirë që e kanë marr për qytetarët duke thënë edhe se Kosova nuk ka pasur asnjëherë më parë një qeveri më anti kombëtare.
“Pa thuaj një veprim që e keni bë si qeveri deri më tani, një veprim pozitiv që ne këtu në parlament t’i duartrokasim, thuani përpos asaj që shtetin jashtë e paraqitni si kriminel, UÇK e paraqitni si kriminel a duhet me iu ardhur marre dhe nuk kam parë qeveri më anti kombëtare se sa ju që jeni”tha Lekaj.
“Më vjen keq që them kur një ministre e Jashtme del dhe kokoriz (llafazan) jashtë dhe nuk dinë fjalë të mira për vendin nëse një presidente nuk din asnjë fjalë të mirë me thënë çka ka mbetur këtu”, shtoi ai.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i tha se veprimet e tyre pozitive do i shpalosin tash në 100 ditshin e qeverisjes, por si hap pozitiv ai konsideroi vendimin për heqjen e homologimit, për çka më pas ish ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i tha se nuk do e votoj.