UBT News

Leicester konfirmon transferimin e Dakas

Golashënuesi më i mirë në Bundesligën austriake ka kaluar në Premier Ligën angleze.

Skuadra angleze Leicester City e ka konfirmuar transferimin e sulmuesit të RB Salzburg Patson Daka, raporton faqja zyrtare e klubit anglez.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur, dhe Daka do të kalojë në stadiumin “King Power” për një shumë afro 30 milionë eurosh.

Përveç Leicester, edhe Liverpooli kishte treguar interesim serioz në sulmuesin nga Zambia, por në fund Daka u transferua te “Dhelprat”.

22-vjeçari mund të luajë në të gjitha pozitat e repartit të sulmit, dhe sezonin e kaluar ka bërë 28 paraqitje në Bundesligën austriake, duke regjistruar 27 gola dhe shtatë asistime për RB Salzburgun. 

Exit mobile version